“Ki me e kthy Serbinë në Kosovë” – Zyrtari i PDK-së: Fjalët e Veselit për Kurtin po marrin kuptim

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka rishpërndarë një video-deklaratë të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në Kuvendin në Kosovës, në të cilën ai i drejtohet kryeministrit të tanishëm, atë kohë opozitar, Albin Kurti.

Në këtë video, Veseli i drejtohet Kurtit me fjalët “sherrin ka me ta pa Kosova, ki me e kthy Serbinë në Kosovë”.

Gjoshi në postimin ku e ka shpërndarë këtë video ka thënë se fjalët e Veselit po marrin një kuptim të vërtetë, duke iu referuar skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. /Lajmi.net/