Kiana Kryeziu debuton në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”
Kiana Kryeziu ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Skitarja jonë ka përfunduar garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh.
Në një konkurrencë tejet të fortë, ajo u rendit e 59’ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë e 18.78 sekonda.
Kiana po e shkruan historinë, si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ndërkohë, pas pak pritet që Kiana të bëjë edhe garën e dytë.

