Megjithatë, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, artisti shqiptar ka njoftuar se është tërhequr me dëshirën e tij, nga gara.

“Dua t’u njoftoj të gjithëve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. I jam shumë mirënjohës “American Idol” që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni të më mbështetni pasi ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur”, ka shkruar ai.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje për arsyet e kësaj tërheqje.