Kina i dhuron Tuzit një autoambulancë

Tuzi, një komunë shqiptare në Mal të Zi, ka marrë dhuratë një auto ambulancë nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, të cilën autoriteteve vendore ua ka dorëzuar ambasadori Liu Gjin.

Ky nuk është donacioni i parë që komunës së Tuzit i vjen nga ky shtet, pasi që vite më herët kishte përfituar një automjet për shpërndarjen e ujit në zonat rurale.

Ambasadori Gjin theksoi se automjeti është dhuruar në shenjë falënderimi për kujdesin e vazhdueshëm që Komuna ka edhe ndaj qytetarëve kinezë që jetojnë në komunën e Tuzit e sidomos në kohën e karantinës.