Kina pretendon se ka imunizuar plotësisht mbi 1 miliard njerëz
Qeveria kineze tha të enjten se ka vaksinuar plotësisht më shumë se një miliard njerëz kundër Covid-19, ose më shumë se 70% të popullsisë së saj.
Vendi më i populluar në planet (1.4 miliard banorë), ku koronavirusi u shfaq në fund të vitit 2019, ka shpërndarë gjithsej 2.16 miliardë vaksina, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë.

