Kina raporton vdekjet e para nga COVID-19 pas një viti

Sot, autoritetet shëndetësore të Kinës raportuan dy vdekje nga koronavirusi, vdekjet e para që nga janari i vitit të kaluar, teksa vendi po lufton me një rritje të rasteve me variantin Omicron.

Vdekjet, të dyja në provincën verilindore Jilin, e çojnë numrin e vdekjeve nga koronavirusi në këtë vend në 4 mijë e 638, që nga fillimi i pandemisë.