Kirurgu italian dënohet me 14 vite burg, abuzoi seksualisht me 28 pacientë
Katërmbëdhjetë vjet burg, dy më shumë se sa ishte kërkuar nga prokurori, është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Parmës Gianfranco De Lorenzis, kirurg, për abuzim seksual me 28 pacientë.
Mjeku është ndaluar të ushtrojë profesionin e tij, ndërsa është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 300 mijë eurosh.
Mjeku ka mohuar gjithmonë këto akuza, por kamerat e fshehta të bëra nga një emision investigativ e kanë vendosur atë me “shpatulla pas murit”. Në një video të publikuar, kirurgu duket teksa josh një paciente, shkruajne mediat italiane.

