Kirurgu nga Gjilani Ardian Shefkiu emërohet ud.drejtor Shëndetësor në SHSKUK
Kirurgu i Ardian Shefkiu është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Shërbime Shëndetësore.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar me hyrjen në fuqi të Rregullores për organizimin e brendshëm, është bërë edhe me ushtrues detyre të drejtorit për Shërbime Shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë pozitë është emëruar kirurgu i fëmijëve Ardian Shefkiu, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Emërimi është bërë nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së Elvir Azizi.
Shefkiu poashtu është edhe përfaqësues i SHSKUK-së në Bordin Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Kujtojmë se me statutin e ri të SHSKUK-së para disa muajsh është emëruar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare. Në këtë pozitë erdhi Osman Hajdari.
Përndryshe, Shefkiu është nga Gjilani.


 
 
						 
						