Kitara e rock-legjendës David Gilmour shitet për 3 milionë dollarë
Mbi 3 milionë dollarë është shitur kitarja e e rock-legjendës, David Jon Gilmour.
David Jon Gilmour CBE është një kompozitor, kitarist dhe këngëtar i njohur anglez, i cili ishte anëtar i grupit rok Pink Floyd.
Ai u bashkua grupit si kitarist dhe vokalist kryesor, në vitin 1967, pak para largimit të anëtarit themelues Syd Barrett.
Këngët e tij më të njohura janë: Another Brick in the Wall, Comfortably Numb, Shine On You Crazy Diamond.
Gilmour është i lindur 6 mars 1946, në Kembrixh, Mbretëria e Bashkuar. /Mediafokus.info/

