Kjo është 19-vjeçarja që shpëtoi 5 persona që po mbyteshin në det

Noemi e cila ka ndjekur kursin e rojeve të shpëtimit si fillim shpëtoi një burrë dhe një grua që po bënin surf.

Teksa thirri rojet bregdetare, ajo kuptoi se kishte njerëz të tjerë në vështirësi, duke përfshirë një burrë që nuk mundi të kthehej në breg për shkak të një grope të thellë, një grua dhe një djalë të ri.

Notarë të tjerë ishin përpjekur më parë t’i shpëtonin ato por pa sukses. Noemi u fut në ujë dhe të gjitha ndërhyrjet rezultuan me sukses pasi njerëzit u rikthyen në breg shëndoshë e mirë.

Ky rekord i saj në ditën e parë të punës u prit plot me duartrokitje nga pushuesit që i dhanë shumë komplimente.

Ndërkohë që njerëzit që ajo shpëtoi e falënderuan, e uruan.