Kjo është 29 vjeçarja që vdiq në aksident, la pas vete dy fëmijë
Është publikuar fotografia e 29-vjeçares nga Skenderaj, e cila ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik në fshatin Rakinicë.
Në momentin tragjik, ajo ishte duke drejtuar makinën, ndërsa raportohet se e ndjera la pas vete dy fëmijë.
“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.
Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e automjetit. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër/kosovare e moshës rreth 29 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Policia e Kosovës.
