Kjo është Besa nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA

Shqiptarja me origjinë nga Kosova, Besa Tafilaj Pinchotti, është përfshirë në listën prestigjioze amerikane “The Mighty 25”, që nderon liderët më me ndikim në komunitetin e familjeve ushtarake, përcjell albinfo.ch.

Si drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (NMFA), ajo është vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetjen e bashkëshortëve dhe fëmijëve të ushtarakëve në SHBA.

Ky nderim e vendos Besën në mesin e figurave të njohura si Elizabeth Dole, George W. Bush dhe Princi Harry, duke e bërë njëherësh krenari për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe Kosovë.