Kjo është ‘dhurata’ e artistit Lulzim Behxheti për ish-presidentin Sali Berisha në ditëlindjen e tij
Artisti shqiptar nga Kosova, Lulzim Behxheti, i cili prej shumë vitesh jeton në Finlandë, ka portretizuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i shtuar urimin për ditëlindjen e 76-të: ‘Na jeto gjate dhe paq shendet’!
Portreti, është një kujtim i vogël nga Fondacioni ‘Vjosa’ dhe mbase është urimi më i veçantë që mund t`i ketë bërë sot dikush politikanit më me ndikim në gjithë këto vite demokraci, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, Sali Berisha.
Behxheti ka themeluar fondacionin ‘Vjosa’ me qëllim që t`i ndihmojë adoleshentët me autizëm, duke ndërtuar 30 shtëpi për ta, shkruan Mediafokus.info
Një pjesë të mjeteve për këtë projekt, ai synon t`i sigurojë nga shitja e portreteve, në një ankand në një gala mbrëmje në Prishtinë.
Me siguri se pjesë e këtyre punimeve do të jetë edhe portreti i z. Berisha, një figurë e admiruar nga shqiptarët gjithandej./Mediafokus.info

