Kjo është dorëheqja e Albin Kurtit më 2 mars 1999 nga UÇK-ja

Duket që prej sot, Kosova i ka vetëm 59 mijë e 999 veteranë. Kjo pasi njëri prej tyre – në bazë të një dokumenti origjinal që është dorëzuar në redaksinë e gazetës Nacionale – mund të konsiderohet si veteran i rremë. Emri i tij është Albin Kurti, dhe aktualisht ushtron funksionin e kryeministrit të Kosovës.

Dokumenti në fjalë përmban deklaratën e dorëheqjes nga Zyra e Demaçit në të cilën bënte pjesë z. Kurti së bashku me Azem Vllasin dhe vetë Adem Demaçin.

Por, në këtë dokument shprehen qëndrime krejtësisht të kundërta që do të dilnin të pasakta vetëm pas njëzet e dy ditësh, më 24 mars 1999 kur NATO nisi fushatën e bombardimeve mbi caqet e Ushtrisë Jugosllave.

“Kjo marrëveshje nuk do të sjellë kurrfarë paqe apo lirie në Kosovë, përkundrazi ajo do të sjellë vazhdimin e gjakderdhjes”, shkruhej nga zyra e Demaçit ndër tjerash në këtë tekst të dorëheqjes.

“Pavarësia dhe liria janë diçka krejt tjetër nga kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje nuk është as për së afërmi ajo për të cilën luftuam e po luftojmë,”

Domethënia e këtij dokumenti është e madhe. Ai gëzon statusin e veteranit të UÇK-së, por në bazë të ligjeve në fuqi, të gjithë luftëtarët që kishin dezertuar apo ishin dorëhequr për arsye të ndryshme, mund të konsiderohen si veteranë të rremë.

“…Albin Kurti zyrtarisht është veteran i UÇK-së. Do ta lexoj nenin në ligjin për veteranët e luftës, neni 1.32: “veteran i luftës është qytetari i Kosoës i radhitur në UÇK, dhe ka qenë pjesë deri në përfundimin e luftës”, u shpreh z. Molliqaj në aksionin e sotëm te Teatri Kombëtar i Kosovës.

I pyetur nëse kishte kapur ndonjëherë armë me dorë në Kuvendin e Kosovës, Kurti ishte shprehur se deputetët duhej të pyesnin Rrustem Mustafën dhe Sylejman Selimin. Këta dy kishin thënë që megjithatë Kurti kishte qenë veteran. Edhe Hashim Thaçi në një deklaratë për BBC para disa vitesh ishte shprehur se i konsideronte të gjithë qytetarët e Kosovës, 1.7 milionë banorë, “si luftëtarë të UÇK-së”.