Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në klinika dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se po trajnohen 179 pacientë nga COVID-19. Prej tyre 177 persona janë të konfirmuar me COVID-19.

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë duke u trajtuar 119 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 71 pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 17 pacient