Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në klinika dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 216 pacientë janë të spitalizuar në klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

215 pacientë janë  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 1 pacient i negativizuar.

141pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë.

Klinika e Pulmologjisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjakovës, 19 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 19 pacientë
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.