Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë, mirëpo deri më tani nuk janë krijuar kolona të mëdha në pikat kufitare.
Referuar përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet e qetë në të gjitha pikat.
Me rritjen e ardhjeve të mërgimtarëve, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi, për të shmangur pritjet e gjata gjatë ditëve në vijim.

