Kjo është gjendja shëndetësore e Vjosa Osmanit pas infektimit me COVID-19
Këshilltari për Media i U.D. presidentes së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina, ka folur për gjendjen shëndetësore të zonjës Osmani, pas infektimit me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Në një prononcim për Mediafokus.info, Kupina ka thënë se gjendja shëndetësore e saj është stabile dhe se po vazhdon t’i kryej obligimet kushtetuese nëpërmjet platformave elektronike.
“U.D.Presidentja, dr. Vjosa Osmani, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, po i vazhdon të gjitha takimet e planifikuara, vetëm se nëpërmjet platformave elektronike. Gjithashtu po vazhdon t’i shqyrtojë e nënshkruaj me kohë të gjitha dokumentet e kërkuara për të dy funksionet që i ushtron. Pra, u.d.Presidentja është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon t’i kryejë obligimet kushtetuese”, ka thënë Kupina për Mediafokus.info.
Ndryshe, u.d. Presidentja Osmani u konfirmua COVID pozitiv më 17 nëntor dhe tash e një javë po qëndron në vet-izolim./Mediafokus.info/

