Kjo është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri nga zërat më të famshëm në Shqipëri.
Kurse sot mund ta dëgjoni edhe në fluturimet e kompanisë ajrore CHAIR, teksa ju flet në shqip. Bëhet fjalë për Gerta Hetën
Gerta Heta që nga viti 1997 është pjesë e pandashme e medias në Shqipëri, kurse nga viti 2006 zëri kryesor i Vodafone.
Në një intervistë për albinfo.ch, Gerta ka folur për jetën e saj, nga fillimet e deri më sot.
Ajo tregon se si më 2020 u ftua nga kompania zvicerane e fluturimeve CHAIR për t´u bërë zëri zyrtar i saj.
Gertën mund ta dëgjoni sa herë udhëtoni me këtë linjë. Ajo ju flet shqip!
Ajo tregon se si ky veprim u ndihmon më së shumti të moshuarve, të cilën përveç gjuhës së tyre shqipe, nuk njohin asnjë tjetër të huaj.
“Lidhja me CHAIR ka nisur në vitin 2020 kur u kontaktova nga drejtuesit e kompanisë për t´u bërë zëri zyrtar i saj. Ideja se zëri im duke dhënë instruksionet në gjuhën shqipe do regjistrohej në sistemin e secilit avion, më tërhoqi tej mase. Gjithmonë kur hipja në avion mendoja për kategorinë e të moshuarve nga trevat shqipfolëse, të cilën nuk dinë asnjë gjuhë të huaj, se sa bukur do ishte të kishte një zë që do u shpjegonte instruksionet dhe rregullat e avionit në gjuhën e tyre. Jam shumë e lumtur që unë sot jam ai zë”, thotë Gerta.
Gerta sot përveç angazhimeve në reklamat e Vodafone, udhëheq emisionin për shëndetin “Hipokrati”, në Top Channel.
Fokus kryesor i saj është familja, ku bashkë me bashkëshortin Matko Djarmatin kanë dy vajza. E madhja, Luna, tashmë është kampione e notit në stilin shpinë për fëmijë. E ardhmja e saj dhe të voglës, Mateas janë prioritet i Gertës.

