Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan.

Njoftimi është dhënë nga familjarët e saj.

“Ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të shpejtë vdiç Hyrije Bajrami (gruaja e vëllaut, Ganiut) duke na lënë thellë të piklluar!

Hyrije Bajrami jetonte në Gjermani, por kishte ardhur së bashku me familjen e saj për pushime në Kosovë.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar edhe Policia.

“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.