Kjo është iniciativa e presidentit Thaçi për t’i kujtuar personalitetet që kanë ndikuar në formësimin e tij
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur një iniciativë të re për t’i kujtuar personalitetet që kanë ndikuar në formësimin e tij, transmeton Mediafokus.info.
Këtë Thaçi do ta bëjë përmes një rubrike në rrjetin e tij social në Facebook.
“Njerëz të paharrueshëm”, është rubrika e emërtuar nga presidenti, ku do të flasë për njerëzit që ndikuan në karrierën e tij.
“Rubrika ‘Njerëz të Paharrueshëm’ është iniciativa ime e re për t’i kujtuar personalitetet që kanë ndikuar në formësimin tim. Kujtimi dhe vlerësimi për ta më bën të reflektoj dhe më inspiron e më motivon në çdo proces të jetës sime. HTH”, thuhet në statusin e presidentit Thaçi, ku njofton për fillimin e publikimit të kësaj rubrike.

