Kjo është Katana, mbesa e heroit Agim Ramadani

Nofka “Katana” të cilën e ka mbajtur në luftë kolosi i kombit, Agim Ramadani, është shndërruar në emër të mbesës së tij.

Djali i Agim Ramadanit, Jetoni, sapo e ka bërë publike lindjen e vajzës, të cilës ia kanë lënë emrin Katana, shkruan Mediafokus.info.

“Falëmnderoj Zotin që prej sot familjes tonë ju shtua një vajzë Katana! E gzofsh emrin dhe e mbajsh me krenari vajza jonë”, ka shkruar Jeton Ramadani në profilin e tij virtual./MediaFokus/