Kjo është lista e re e zonave ku kufizohet lëvizja e qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë ndryshime në zonat ku kufizohet liria e lëvizjes, varësisht nga situata epidemiologjike.

Në zonën e kuqe janë komunat me mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorëm, kufizimi i lëvizjes është nga ora 19:00-05:00

Në zonën e verdhë janë komunat me 76-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë, kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00.

Në zonën e gjelbër komunat deri në 75 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë, kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00

Në zonën e kuqe janë 21 komuna.

Në zonë e verdhë janë 10 komuna.

Në zonën e gjelbër janë 7 komuna.

Në zonën e kuqe janë komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Graçanicë, Gjakovë, Zveqan, Zubin Potok, Obiliq, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Lipjan, Kamenicë, Drenas, Kllokot, Viti, Podujevë, Pejë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

Në zonën e verdhë janë: Suharekë, Shterpcë, Klinë, Hani i Elezit, Skënderaj, Istog, Partesh, Rahovec, Prizren dhe Ranillug.

Në zonën e gjelbër janë: Malishevë, Deçan, Novobërdë, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.