Kjo është mësuesja që ka krijuar ditarin elektronik
Orën mësimore është gati ta përfundojë. E pranë ditarit të klasës, mban edhe një tjetër ditar. I njëjtë në pamje, por në formë elektronike.
Këtë mësuesja e teknologjisë në Muhlan të Suharekës, Rina Ramshaj e përgatiti për të lehtësuar punën e mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.
E posa përfundoi mësimin, Ramshaj vazhdoi punën me të.
Këtë ditar filluan ta shfrytëzojnë edhe mësuesit e shkollave të tjera. Mësuesja Shyhrete Tahiri e cilëson lehtësim në punë ditarin elektronik.
Por a ka vështirësi në përdorimin e tij nga mësuesit më të vjetër?
Mësuesja Rina Ramshaj për shkollën “Naum Veqilarxhi” në Muhlan të Suharekës ka përgatitur edhe revistën elektronike, në të cilën ka përfshirë aktivitetet për gjatë një viti të nxënësve në këtë shkollë.
Ndërsa për këtë, ajo ka shpërndarë në ambientet e shkollës barkode përmes së cilës u sigurohet qasja në këtë revistë./Tëvë

