Kjo është nëna dhe dy bijat që i mbyti korrenti
Një nënë dhe dy bijat e saj humbën jetën nga kontakti me korrentin në dush, si pasojë e një defekti elektrik në lavatriçe, raporton News 24.
Për shkak të defektit, lavatriçja ka përcjellë energjinë elektrike dhe ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy vajzave dhe nënës.
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në Fushë-Arrëz. E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë. Gjithçka ndodhi, kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën. Mamaja dhe vajza tjetër vrapuan që t’i jepnin ndihmë, por fatkeqësisht edhe ato ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.

