Kjo është oferta e ‘çmendur’ e Barcelonës për Messin

Meqë Lionel Messi është lojtar i lirë, Josep Pedrerol i El Chiringuito, nga burime të sigurta ka zbuluar ofertën e Barçës për Messin që do të bëhet zyrtare atëherë kur klubi të zgjidh gjithçka me La Ligën dhe UEFA-n për shkak të fair play financiar.

Sipas Pererol, kontrata do të jetë pesë vjeçare, por vetëm dy vjet si lojtar i Barcelonës, tri të tjera mund të jenë duke luajtur ku të dojë, apo edhe në pension, por sërish do të paguhet nga klubi spanjoll.

Në sezonin e parë dhe të dytë si lojtar, ai do të fitojë nga 100 milionë euro, ndërsa 100 milionë euro të tjera do t’i fitojë në tri vitet e ardhshme pasi të largohet nga Barça, e të jetë duke luajtur diku në Amerikë apo Argjentinë.