Kjo është policja që u gjet e vdekur në Gjilan, policia thërret konferencë në ora 18:00

Personi i cili u gjet i vdekur në varrezat e qytetit në Gjilan, sot rreth orës 16:00, është zyrtare policore. 

Rasti është konfirmuar nga policia në Gjilan, e cila ka paralajmëruar konferencë në orën 18:00.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë se rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

Mësohet se zyrtarja policore e gjetur e vdekur është Ajtene Islami, me gradë rreshtere.