Kjo është shqiptarja e vetme që kandidon për deputete në Slloveni
Ganimet Shala, është shqiptarja e vetme që kandidon për deputete në zgjedhjet e 22 marsit 2026 në Slloveni.
“Jam e vetmja shqiptare kandidate në Slloveni dhe kandidoj në një nga zonat e Lubjanës,” ka thënë Ganimet Shala për platformën Albinfo.ch.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ajo thekson se vendimi për t’u përfshirë në politikë vjen nga përvoja e jetës së përditshme dhe nga bisedat me njerëzit që përballen me sfida të ndryshme sociale dhe ekonomike.
“Nuk premtoj zgjidhje të lehta. Premtoj ndershmëri, guxim, punë dhe zë që do të flasë qartë, vendosmërisht dhe në favor të popullit në Parlament. Unë jam një prej jush. E njoh jetën jashtë qarqeve politike”, ka thënë ajo.

