Kjo është shtëpia muze e heroit Rexhep Malaj
Kjo është shtëpia muze e heroit të kombit Rexhep Malaj, e cila ka nisur të ndërtohet në vendlindjen e tij në Hogosht të Kamenicës, në gushtin e këtij viti.
Ky objekt monumental do të jetë kujtesë për gjeneratat që do të vijnë për të kaluarën dhe sakrificën që është bërë nga populli shqiptar i Kosovës.
Inicimin e ka bërë këshillit i fshatit Hogosht, në bashkëpunim me shokët e ilegales së kryengritësit t֝ë madh për të drejtat e shqiptarëve.
Këtë monument të kujtesës kolektive, i cili po ndërtohet brenda një sipërfaqe prej 60ari, e ka mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shtëpia muze Rexhep Malaj pritet të përfundojë në vitin 2020./MediaFokus/




