Kjo është temperatura ideale për shtëpinë gjatë dimrit

Me afrimin e motit më të ftohtë, shumë njerëz debatojnë se kur është koha e duhur për të ndezur ngrohjen dhe në cilën temperaturë.

Megjithatë, shumë nuk janë të vetëdijshëm se ndezja e ngrohjes shumë herët dhe shumë vonë mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Ekzistojnë disa rreziqe kur temperatura në shtëpinë tuaj është e ulët, por edhe temperaturat shumë të larta mund të jenë gjithashtu të dëmshme.

Siç shkruan Mirror, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) rekomandon që në dimër të ngrohni shtëpinë tuaj në 18 gradë Celsius dhe të ndizni sistemin e ngrohjes kur temperatura të bjerë nën 15 gradë.

Në përgjithësi, mospërdorimi i ngrohjes qendrore mund të rrisë shanset për t’u prekur nga një ftohje, pneumoni ose infeksione të tjera të frymëmarrjes, madje edhe të rrisë presionin e gjakut.

Megjithëse ngrohja qendrore është thelbësore në muajt e ftohtë, ka disa rreziqe shëndetësore që mund të vijnë së bashku me ndezjen e saj.

Prandaj, është e rëndësishme të merren masa të caktuara për të siguruar një shëndet të mirë të vazhdueshëm.

Kur ngrohim shtëpinë, ajri ndonjëherë mund të thahet, gjë që mund të shkaktojë acarim ose ftohje.