Kjo është vajza që hirin e babait e ruan në shtëpi, për ta varrosur pasi të kalojë pandemia
Kjo është vajza që hirin e babait e ruan në shtëpi, për ta varrosur pasi të kalojë pandemia.
Roberta Zaninoni është një prej qindra italianëve që periudhën e pandemisë së koronavirusit e kalon në Durrës.
Roberta, nënë e një vogëlusheje, nuk do ta kish marrë kurrë me mend se takimi me prindërit në Bergamo, vendlindja e saj, do ishte i fundit.
Pandemia i mori babain 71-vjeçar, më 13 mars dhe Roberta e pati krejtësisht të pamundur që të ishte fizikisht pranë familjes.
Nga Durrësi ku jeton me bashkëshortin, vajzën dhe familjen e tij, ajo i ndez qiri babait, i cili më 1 maj kishte ditëlindjen.
Roberta kujton humbjen e të atit në spitalin Alzano të Bergamos.
“Babai im ka vdekur në 13 mars. Ajo që shihni në foto, është hiri i tij. Ende e kemi në shtëpi, sepse nuk kemi arritur ta bëjmë një varrim siç e meriton”, pohon ajo.
Roberta dhe bashkëshorti i saj italian prej 6 vjetësh jetojnë në Durrës. “Ndjehemi qetë e jemi mirë në këtë qytet”, përfundon ajo./mediafokus.info

