Kjo familje la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Pas shumë vitesh jetë në Zvicër, një familje shqiptare nga Kosova është kthyer në fshatin Henc, afër Sllatinës, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për familjen Sllamniku, nga e cila janë shprehur se ka qenë ëndërr e kamotshme e tyre për t’u kthyer në Kosovë.
Qëndresa, bashkë me burrin e saj Liridon Sllamniku dhe fëmijët e tyre po ia dalin mirë të jetojnë edhe në Kosovë me bizneset e tyre.
Qëndresa tregon se disa vite më parë e kishte në mendje kthimin në Kosovë dhe investimin në profesionin e saj.
Ajo bashkë me familje vendosën për t’u kthyer nga Gjeneva në fshatin Henc të Kosovës.
Qëndresa ka studiuar në universitetin “Ouvrière de Genève”. Ka marrë disa diploma dhe trajnime të njohura nga Federata Zvicerane.
Ka përvojë 14 vjet punë në farmaci dhe 10 vjet në estetikë.
Ajo ka një kohë që ka hapur Institutin “Swiss AestheticTraining” dhe është shumë e kënaqur me punën dhe jetesën në Kosovë.

