Kjo foto ‘flet’ më shumë se një libër historie

Kjo foto flet më shumë se 1000 fjalë, sepse rrëfen nje histori të tërë. Fotoja i përket vitit 1942 dhe shënon një moment dreke, e cila ishte shtruar me rastin e hapjes së shkollës shqipe në Gjilan.

Sipas Remzije Zeka Sherifi kjo foto është shkrepur në vitin 1942, në oborrin e gjyshit të Sebahedin Sherifit për nga nëna, Sabit Efendi Maksuti, i cili kishte shtruar drekë me rastin e hapjes së shkollës shqipe në Gjilan.

‘Sabit Efendiu ishte ekonomist i njohur e njëherit edhe atdhedashës i madh. Për veprimtaritë e tija patriotike ai u vra nga forcat barbare serbe, në nëntor të vitit 1944 bashkë me intelektualët tjerë të shquar shqiptarë të asaj kohe…

Nga muaji nëntor 1944 e deri në muajin mars të vitit 1945, në Masakrën e Gjilanit u vranë, pushkatuan e u dogjën për së gjalli afro 8.000 qytetarë’, shkruan Zeka-Sherifi dhe pyet: Vallë, si të harrohen këto krime…?.

Foton e ka ripostuar Ajnur Maksuti, nipi i Sabit Efendi Maksutit, ku ka nënvizuar qëllimin e organizimit të kësaj dreke. /Mediafokus.info