Kjo grua u vra duke mbrojtur Kievin
Gruaja që shihni në foto quhej Iryna Tvsila. Ajo ishte pjesë e ushtrisë ukrainase dhe vdiq se bashku me bashkeshortin e saj duke mbrojtur qytetin e Kievit.
Iryna Tsvila, ushtarja e parë ukrainase që vdiq pas pushtimit rus. Ajo humbi jetën duke ndaluar një sulm rus në periferi të Kievit.
Iryna ishte pjesë e 17% të grave që përbëjnë Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Iryna Tsvila u bë ushtarja e parë femër ukrainase që vdiq pas pushtimit rus. Vdekja e saj dhe e bashkeshortit tê saj Dimitri ka tronditur botën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës.
Tsvila ishte pjesë e Brigadës së Përgjigjjes së Shpejtë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Ukrainase.
Ajo humbi jetën ndërsa përpiqej të ndalonte një automjet të blinduar rus të avanconte në periferi të qytetit të Kievit. Kjo ngjarje u dënua nga e gjithë popullsia ukrainase, si dhe bota.
Gratë tashmë kanë një pjesëmarrje të madhe në ushtrinë ukrainase, duke përbërë 17% të forcave të armatosura në vend.
Amvisat dhe gratë që punojnë (20 deri në 60 vjeç) u janë bashkuar më shumë se 30 mijë grave ushtare.

