‘Kjo ishte dita kur mora plagën e parë nga armiku shekullor’

Eshref Uruqi, ish-luftëtar i UÇK-së ka rikujtuar 10 prillin e vitit 1999, kur forcat serbe sulmuan fshatin Bresalc, ku mes të tjerëve mbeti i plagosur edhe ai.

Postimi i plotë

Sot mbushen 23 vite nga fillimi i sulmit të ushtrisë dhe policisë serbe mbi fshatin Bresalc, me shpresë që të pengonin shtrirjen e UÇK edhe në këto pjesë të Kosovës.

Por tani UÇK kishte shtrirë aktivitetin e saj, me ushtarë të stërvitur mirë dhe me përvojë në disa beteja anë e mbanë Kosovës.

Nga ky sulm ranë martirë disa civilë të fshatit Bresalc dhe shumë të tjerë u plagosen.

Në këtë ditë mora plagën e parë nga armiku, si ushtar i UÇK. Por kjo plagë nuk ndali rrugën tonë për çlirim, përkundrazi ajo mori një vrull dhe më të shpejt.

Numri i vullnetarëve që iu bashkëngjiten luftës u rrit duke treguar se armiku nuk arriti as ta frikësojë e as ta zhduk UÇK, por ajo u forcua edhe më shumë.

Sot me dhimbje dhe krenari kujtoj të gjithë shokët, luftëtarët e UÇK që ato ditë dhe në beteja tjera ranë dëshmorë. Kujtoj martirë që ato ditë ranë nga plumbat e armikut të pa mëshirshëm.

Kujtojmë ushtarë dhe civilë të cilët morën shumë plagë atë ditë e më vonë, duke kujtuar që ai gjak nuk u derdh kotë.

Luftën e fituam me mbështetje edhe të miqve tanë.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe luftëtarëve të UÇK që ato ditë bënë rezistencën titanike që ne të plagosurit mos të biem në dorën e armikut si dhe mjekët e UÇK që u gjenden pranë nesh  ato ditë.

Lavdia ju përket DËSHMOREVE dhe MARTIRËVE të rënë në këtë ditë. /Mediafokus.info