Kjo ishte femra e parë me fakultet në Gjilan

Sebahat Mahmut ishte femra e parë me fakultet në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.

Sipas kronistit të Gjilanit, mjekut Shevqet Mehmet (i cili nuk jeton më), ajo ka lindur në Ohër të Maqedonisë, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm.

Fakultetin e Orientalistikës e ka kryer në Beograd, në vitin 1954.

Eshtë martuar me mr.ph. Mahmud Mahmudin, djalin e Haki efendiut në Gjilan, me të cilin kishte dy fëmijë.

Deri në vitin 1964 ishte mësimdhënëse në Gjilan dhe pastaj shpërngulet në Prishtinë, ku deri në pension punon profesoreshë e orientalistikës në Universitetin e këtushëm.

Ka vdekur në Prishtinë. /Mediafokus.info