Kjo ishte gruaja e dytë e Idriz Seferit, që lindi 12 fëmijë dhe luftoi përkrah burrit

Ndoshta nuk e keni ditur që Idriz Seferi, kryetrimi i Karadakut, ka qenë i martuar dy herë dhe nga martesa e dytë i kishte 12 fëmijë, shkruan Mediafokus.info

Gruaja e dytë e Idrizit ka qenë Baftije Seferi (1864-1969) nga Stublla e Poshtme. Ajo ishte nënë e 12 fëmijëve, 7 prej tyre djem dhe 5 vajza.

Baftija qëndroi së bashku me Idriz Seferin në beteja dhe luftoi përkrah tij. Mori pjesë aktivisht në betejën e  njohur të Kaçanikut, me një grup grash që i kishte organizuar vetë.

Kësaj beteje i këndohen edhe këngë, ndër të cilat është ajo ‘Hej Kaçanik o shkamb e gur, digjesh e piqesh o për flamur, për flamurin e Skenderit, luftojnë djemtë e Idriz o Seferit’

Pas betejës së Kaçanikut, forcat osmane dogjën fshatrat e Karadakut e veçanërisht fshatin Sefer, duke e detyruar popullatën të largohet nga shtëpitë e saj.

Familjen e Idriz Seferit, përfshirë edhe Baftijen, i internuan në Prishtinë. Në kamp, Bahtija, e kalitur nëpër beteja, përkrah bashkëshortit Idrizit, tregoi heroizëm të lartë.

Vdiq në vitin 1969, në moshën 105-vjeçe. /Mediafokus.info/

(Në foto të shkrepur nga Nasuf Jusufi, nip i I. Seferit, shihen disa nga familjarët)