Big Brother: A e dini kush ishte konkurentja e parë nga Kosova në këtë reality-show
Në programin më të ndjekur televiziv për momentin, Big Brother Vip BBV ka banorë nga Kosova, madje disa, por a e dini se kush ka qenë kosovarja e parë në këtë shou para 13 vitesh. E vetmja dhe më e reja prej të gjithëve në atë shtëpi, në vitin 2008, ishte Besarta (Besa) Abdullahu nga Gjilani, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Besa, asokohe 19-vjeçare, studente, kishte marrë miratimin e familjes për t`u futur në shtëpinë e ‘vëllaut të madh’. Besa, ishte një vajzë me shumë vlera, të cilat i kishte trashëguar nga familja, e cila njihet për punë dhe bëmirësi, një familje që di të përballet me sfida dhe t`i shndërrojë ato në suksese.
Babai i saj Remziu i kishte dhënë kurajo vajzës për pjesëmarrje në BB, ku motivi kryesor i saj nuk ishte çmimi prej 50 mijë €uro, sepse familja Abdullahu ishte e pasur, por dëshira e saj për të shfaqur vlerat e veta njerëzore.
Besa u prezantua në BB si një vajzë e shoqërueshme, e edukuar, e vetëpërmbajtur dhe mjaft korrekte në raport me banorët tjerë.
Duke qenë një vajzë shumë e sinqertë brenda një shtëpie ku bëheshin edhe koalicione mes banorëve të nominuar, për t`i shpëtuar largimit, Besa nuk ia doli ta çojë lojën deri në finale.
Këtë pritje nuk e kishin as familjarët e saj, për shkak se Besa ishte banorja më e re e shtëpisë dhe e vetmja kosovare në atë shtëpi. /Mediafokus.info

