Kjo këngë për Gjilanin nuk do të ‘vdes’ as pas njëmijë vitesh

“Ty Gjilan” – titullohet kënga e këngëtarit Burim Emini, që po vazhdon të dëgjohet njësoj me interesim edhe sot pas katër vitesh.

Teksti i këngës “Ty Gjilan” prek në shpirt nostalgjikët e këtij qyteti, veçmas mërgimtarët, ata të cilët i kujtojnë nga larg rrugicat e këtij qyteti, kujtojnë babë e nënë, atje ku u flejnë ëndrrat, e ku i pret shoqëria.

“Atje flenë ëndrrat e mia, ku më pret përherë shoqëria, në ahengjet familjare këndojmë këngën qytetare”.

Kënga vijon tutje “Ty Gjilan, kah do që shkoj, të kam në zemër, kurrë s`të harroj, ah sa mall kam për ty, një kafe në Kristal ta pi”.

Kënga nuk e vlen të komentohet, por duhet të dëgjohet e përjetohet.

Kënga i thotë të gjitha për qytetin e Gjilanit./mediafokus.info