“Kjo nuk i bën hair LDK’së” – Abdixhiku mbron Osmanin pas ofendimit nga Agim Veliu

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë Kurti, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar bashkëpartiakun e tij, nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliu, për gjuhën që ka përdorur në drejtim të kryekuvendares, Vjosa Osmani, shkruan Mediafokus.info.

Për emisionin “Pressing”, Abdixhiku ka thënë se gjuha e AgimVeliut nuk i bën hair LDK’së.

“Unë distancohem nga kjo gjuhë. Kjo nuk është gjuha e LDK’së dhe kjo nuk i bën hair LDK’së”, ka thënë Abdixhiku./Mediafokus.info/