Kjo parti do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për rritjen e tarifave të energjisë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka thënë se AAK do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për ta ndalur vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës.
Tahiri theksoi se po të jetë nevoja kjo çështje do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne si deputetë paguhemi që në seanca ta përmbysim, një vendim tepër të dëmshëm të ZRrE-së e cila ka qenë çdo herë e sinkronizuar me qeverinë në raport më këto tarifa.Ne duhet të mundohemi nga Kuvendi për shkak se ZRrE-ja është organ i ZRrE-së për ta revokuar këtë vendim. Ne do të përdorim të gjitha mekanizmat e pse jo edhe Kushtetuesen për ta ndaluar këtë vendim”.

