Kjo pulë dhe ky gjel e ‘sollën’ ambasadorin çek në një fshat të Gjilanit
Ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, e kishte vizituar shkollën fillore në Pogragjë të Gjilanit, në vitin 2014.
Shkas për këtë vizitë ishte kjo pikturë, me një pulë dhe një gjel, e punuar nga nxënësi Lirim Rexhepi, shkruan mediafokus.info
Me këtë punim, Rexhepi mori pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura për fëmijë, edicioni i 42-të, në Lidice të Çekisë, në nëntor 2014.
Lirimi, në Çeki përfaqësoi jo vetëm shkollën, por edhe komunën e tij dhe Kosovën, duke dëshmuar se vjen nga një vend që ka talente të mëdha në fushën e artit.
Ambasadori çek kishte rikujtuar se ekspozita e nxënësve organizohet në nderim të fëmijëve – viktima të fshatit Lidice, të rënë nga nazizmi gjerman, sikurse edhe fëmijët tjerë të cilët kanë vdekur në luftëra prej vitit 1973 e këtej.
Ambasadori nuk i kishte kuryser komplimentet për nxënësin Lirim Rexhepi, sikurse edhe për arsimtarin e lëndës së artit, Arian Rexhpi, i cili me punën e tij arriti t`i motivojë nxënësit të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Tema e ekspozitës ishte “Bujqësia familjare, ose kopshti ynë dhe peizazhi”. /Mediafokus.info/

