Kjo s`ka ndodhur më parë te ne, gratë kapen duke kultivuar kanabis
Pesë persona, prej tyre katër gra, kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke tentuar të kultivonin kanabis.
Të arrestuarit janë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatund dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, shkruan panorama.al
Sipas policisë së Vlorës, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

