Vitamina C është një nga mënyrat më të mira natyrore për të rritur nivelet e energjisë dhe plus është një element i rëndësishëm për përthithjen e hekurit i cili është i rëndësishëm për gjakun e shëndetshëm dhe përqendrimin.

Kjo ‘bombë’ vitaminash do t’ju zgjojë nga gjumi dimëror dhe do t’ju ndihmojë të futeni në humorin pranveror.

Përbërësit e nevojshëm:

4 gjethe të mëdha Chard zviceran

1 karotë, e grirë në rende

1 portokall i shtrydhur

1 lugë mjaltë

2 lugë gjelle lëng limoni

Gjysmë lugë çaji shafran indian

Disa copa panxhar të freskët

pak xhenxhefil të grirë

2 dl ujë

Disa kube akulli

Hidhini të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash e perimesh dhe pijeni lëngun të freskët.