Klaja: Prej nga të patëm ty bre djalë…
Para tetë vitesh, më 15 maj 2017, gazetari Ganimet Klaiqi u nda nga jeta, pasi nuk ia doli ta fitojë betejën me sëmundjen, ndonëse asnjëherë nuk e humbi optimizmin për jetën dhe shpresën për ta kaluar sfidën e radhës.
Ganimeti shquhej për anën njerëzore dhe profesionalizmin në gazetari, ku kultivonte stilin e tij origjinal të të shkruarit.
Ganimet Klaiqi punoi për shumë vite në Koha ditore dhe së fundi ishte angazhuar edhe në UBT, si profesor në seksionin e gazetarisë.
Pa Klajën, siç e quanin shokët dhe miqtë, gazetaria dhe publicistika në Kosovë tani janë më të varfëra.
Ai kishte edhe një prirje humori dhe aftësie për të krijuar afërsi me bashkëbiseduesin përmes frazës ‘prej nga të patëm ty bre djalë’. /Mediafokus.info

