Klienti ofendon avokatin gjatë seancës gjyqësore

Një person është arrestuar për kanosje pasi ka ofenduar avokatin e tij gjatë seancës gjyqësore.

Rr. Adem Jashari, Pejë 09.02.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ka filluar ta ofendon dhe kanos avokatin-viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.