Klitschko: Rusia mund të përdorë armë kimike, shohim mijëra civilë dhe fëmijë të vdesin…
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi të dielën se ai është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë.
Ai theksoi se në Ukrainë po vdesin çdo ditë fëmijë dhe civilë, duke shtuar se forcat ruse po luftojnë kkundër gjithë popullit ukrainas.
“Po, sigurisht, ne jemi të shqetësuar. Tani për tani, ne shohim mijëra civilë dhe gjithashtu fëmijë të vdesin. Kjo luftë është kundër të gjithë popullsisë ukrainase. Është kjo sfidë për të gjithë luftën”, u shpreh Klitchko.

