Kllokot: Pas një mosmarrëveshje, tre persona gjuajnë me armë zjarri dhe ikin

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mogillë të Kllokotit ka ndodhur një konflikt mes disa personave.

Rastin në Polici e ka raportuar njëri prej tyre, i cili ka deklaruar se ka pasur një mosmarrëveshje me tre persona tjerë.

Ai tha se pas kësaj mosmarrëveshje, ata kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh.Mogillë, Kllokot, 20.05.2022-21:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me tre persona të panjohur të njëjtit kanë shtënë me armë zjarrit dhe kanë ik në drejtim të panjohur.

Në vend- ngjarje është gjet dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar.