Klubi i Gjudos “Gjilani” kthehet me një thes medaljesh nga turneu ndërkombëtar në Mal të Zi
Klubi i Xhudos “Gjilani” vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare, këtë herë në Turneun Ndërkombëtar të mbajtur në Bijelo Polje, Mal i Zi.
Me përkushtim, disiplinë dhe zemër luani, garueset tona treguan fuqinë dhe talentin e xhudistëve nga Gjilani duke u kthyer në vendlindje me një thes të mbushur me medalje!
Suksesi i tyre është rezultat i punës së palodhshme dhe të vazhdueshme të trajnerëve tanë, të cilët qëndrojnë përherë pranë fëmijëve me durim, përkushtim dhe pasion të pashuar.
Ata janë shtylla e fortë e këtij klubi dhe shembulli më i mirë i edukimit sportiv dhe njerëzor.
Medalje të Arta – Dominim me 3 fitore të pastra me Ippon: Elisa Osmani, Stinë Fejzullahu
Këto dy xhudiste të reja treguan klas dhe teknikë të jashtëzakonshme, duke përfunduar të gjitha ndeshjet me fitore të pastra – një arritje që tregon profesionalizëm të vërtetë.
Medalje të Argjendta – Me përkushtim dhe luftë të fortë: Lanika Bajrami, Belkiza Rexha, Feroza Abazi, Agnesa Berisha, Isra Halimi.
Këto vajza dhanë maksimumin në çdo ndeshje, duke treguar vullnet të hekurt dhe shpirt luftarak që na bën krenarë.
Medalje të Bronzta – Me zemër dhe vullnet të pathyeshëm: Ylljeta Sylejmani, Melina Rizahu, Suma Ramadani – me 2 fitore të vështira dhe të merituara që tregojnë karakter dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.
Shpresa tona të reja – (Deri në 6 vjeç): Djell Fejzullahu, Anuar Bajrami.
Edhe më të vegjlit tanë po hedhin hapat e parë në xhudo me entuziazëm dhe pasion. Ata janë garuesit e së ardhmes, dhe krenaria jonë e sotme.
Vazhdojmë më fuqishëm!
Javën që vjen – Struga na pret për një tjetër sfidë ndërkombëtare!
Më 22 Qershor 2025 – Gjilan organizon turneun madhështor GJILANI OPEN 2025, nën organizimin e Klubit tonë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.
Një thirrje për përkrahje.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen dhe sakrificën e madhe të prindërve dhe vetë fëmijëve, të cilët e mbulojnë vetë çdo pjesëmarrje, çdo udhëtim, çdo uniformë e çdo trajnim.
Ne jemi dëshmi që puna e ndershme dhe përkushtimi sjellin rezultat, por për të arritur gara më të mëdha dhe për të ngritur lart flamurin e qytetit dhe vendit tonë në arenat ndërkombëtare, kemi nevojë për përkrahje nga bizneset lokale dhe institucionet.
Çdo ndihmë, çdo sponsorizim, është një investim në fëmijët tanë, në të ardhmen e shëndoshë, dhe në sportin kosovar.
Faleminderit të gjithëve që besojnë në ëndrrat tona! Gjilani po rrit kampionë – jo vetëm në sport, por edhe në jetë./Shpend Fejzullahu
#GjilaniXhudo #KrenariaeQytetit #BijeloPolje2025 #GjilaniOpen2025 #RritemiSëBashku

