Koalicion ndërmjet LDK e AAK në Viti
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti (LDK) dhe kryetari i AAK në Viti Faruk Nura kanë nënshkruar zyrtarisht koalicion për bashkëqeverisje në Komunën e Vitisë, transmeton Plus Televizion.
Sipas burimeve të Televizionit Plus, AAK me marrëveshjen për bashkëqeverisje do ta drejtoj Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky koalicion sipas burimeve të PlusTV do të jetë themel i bashkëpunimit edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

